Sylë Hoxha kërkon falje

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka reflektuar për fjalorin e përdorur dje gjatë një deklaratë për media.
Kur doli para gazetarëve të hënën, Hoxha u mor me të kaluarën e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të cilët e kundërshtojnë mënyrën se si Hoxha po e udhëheq këtë institucion.
Por sot, Sylë Hoxha shprehu keqardhje për fjalët e thëna dje.
“Më vjen keq nëse dje, me fjalorin tim, është ofenduar dikush”, tha Hoxha sot.
Shtensionimit të Hoxhës i ka paraprirë një takim me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pasi katër anëtarë të KPK-së deshën ta nisin një mbledhje për ta shkarkuar Hoxhën nga ky këshill.
Anëtarët e KPK-së janë kthyer në mbledhje pas takimit me Kuçin, ndërsa Hoxha u shpreh se përbërja e Këshillit është pajtuar që të ketë mbledhje të rregullta. Kallxo
- Advertisement -

MË TË FUNDIT