Syla: Agim Bahtiri u qëllua me grusht nga pas

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri sot rreth orës 15:00 është sulmuar nga një qytetarë mitrovicas. Sulmuesi është vetëm 25 vjeç dhe ka inicialet A.D.
Ai tani është arrestuar nga policia e Kosovës, ndërsa kryetari Bahtiri ka ndërprerë agjendën e tij në Prishtinë si pasoj e këtij incidenti. Zëdhënësi i komunës së Mitrovicës, Hysni Syla ka treguar për gazetën “Zëri” se si ka ndodhur ngjarja.
“Ka qenë diku ora rreth 15:00, kur kryetari Bahtiri ka dalë nga zyrja e tij për tu nisur në drejtim të Prishtinë ku kishte një takim pune. Me të dalë, një qytetarë e ka ndalë dhe i ka kërkuar takim. Kryetari Bahtiri i ka thënë që po nuk ka problem, vetëm leje numrin e telefoni në sekretari ashtu siç praktikojnë të gjithë dhe ne do të thërrasim për një takim në një ditë tjetër.
Kryetari Bahtiri me të përfunduar shpejgimin e tij është nisur shkallëve te poshtë për të dalë nga Komuna, ndërsa në atë moment qytetari ka reaguar dhe e ka qëlluar nga pas me grushte.
Ne kemi njoftuar policinë e Kosovës dhe ajo tani është duke u marrë me rastin. Fatmirësisht kryetari Bahtiri nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz mirëpo takimi i tij për në Prishtinë është anuluar si shkak i incidentit”, ka treguar historinë Syla.
Policia njofton se ka arrestuar 25 vjeçarin A.D si të dyshuar se e ka sulmuar kryetarin Agim Bahtiri dhe tani po merret me rastin. /Zeri/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT