Suspendohet gjyqtarja që dënoi me 8 muaj e 8 ditë burgim dhunuesin e 15-vjeçares

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar gjyqtaren Florije Zatriqi e cila e kishte dënuar me 8 muaj e 8 ditë personin e akuzuar për dhunimin e një të miture.

Në njoftimin e KGjK-së bëhet e ditur se ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme.

“Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares F.Z deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në njoftim