Autoritetet serbe kanë nënshkruar sot marrëveshjen për fillimin e punimeve për Autostradën e të ashtuquajturit Korridori Moravian i Serbisë.

Autostrada qindra-kilometërshe do të kalojë në mes të Serbisë, ndërsa punimet do t’i kryej kompania Bechtel Enka UK.

Lidhur me këtë ka reaguar publicisti Veton Surroi i cili ka bërë një krahasim mes autostradës Morinë-Arllat në Kosovë, të ndërtuar nga kjo kompani e që supozohet se ka kushtuar rreth 1 miliardë euro, dhe autostradës së Moravës në Serbi që pritet të kushtojë rreth 755 milionë euro, shkruan Reporteri.net.

Sipas kësaj kilometri i autostradës (me gjashtë korsi) në Serbi nga i njëjti konktraktues do të kushtojë 6.86 milionë euro ndërsa në Kosovë (supozohet se) kushtoi 15.6 milionë euro.

“Bechtel-Enka nënshkroi kontratën për ndërtimin e autostradës së Moravës në Serbi, prej gjashtë korsish e 110 kilometrash në vlerë 755 milionë euro.
Bechtel-Enka ndërtoi në Kosovë autostradën Morin-Arllat, prej 64 kilometrash për , supozohet (sepse ende është sekret) një miliard euro.
Kilometri i autostradës (me gjashtë korsi) në Serbi nga i njëjti konktraktues do të kushtojë 6.86 milionë euro ndërsa në Kosovë (supozohet se) kushtoi 15.6 milionë euro”, ka shkruar Surroi. /Reporteri.net