Supremja anulon vendimin e PZAP-it, nuk ka rivotim në Han të Elezit

Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e kandidatit të PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, dhe ka hedhur poshtë vendimin e PZAP-së për rivotim në këtë komunë.
PZAP kishte vendosur që në këtë komunë procesi të shkonte në rivotim, duke aprovuar ankesën e kryetarit Refki Suma.

Ndërkohë kandidati i PDK-së për kryetar Mehmet Ballazhi, që pas rezultateve preeliminare kishte fituar zgjedhjet në këtë komunë pa balotazh, është ankuar në Supreme. Nga Supremja çështja është kthyer në rivendosje.

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje.