Super-talenti shqiptar, Messi i ardhshëm i Barcelonës (VIDEO)

Labinot Kabashi llogaritet të jetë një nga talentët më të mëdhenj të akademisë së Barcelonës.
Kosovari, Labinot Kabashi, është duke bërë karrierë me të rinjtë e Barcelonës, akademia e së cilës skuadër shquhet për talentët e jashtëzakonshëm që ka nxjerr ndër vite.
Me një histori jo të zakonshme, Kabashi iu bashkua skuadrës blugrane në moshë të re, pasi familja e tij u largua nga Kosova shkaku i luftës.
Ai tani është 14-vjeҫar dhe luan në rolin e sulmuesit. Nga shumëkush po cilësohet si një prej pasardhësve të Lionel Messit, raporton GazetaFlash
Për tifozët kuqezi, Labi ka një mesazh të mirë. Ai është fotografuar me një flamur kombëtar shqiptar, duke treguar se e do prejardhjen e tij, megjithëse ende nuk ka vendosur të luajë me të rinjtë e Kombëtares shqiptare.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT