Super familja e Fitim Ukës të VV’së: 10 të afërm të tij marrin paga nga shteti i Kosovës

Kishin premtuar çkapje të shtetit para fushatës. Madje lideri i Vetëvendosjes, atë kohë kandidat i VV-së për kryeministër e tani kryeministër në largim, Albin Kurti, kishte nënshkruar njëfar lloj ”betimi” se do të bëjë DEPOLITIZIMIN e ndërrmarrjeve publike.

Me ardhjen e tij si kryeministër shumica e bordeve u shkarkuan, por shumë prej tyre u emruan njerëz të afërt me Vetëvendosjen, ku mesin e tyre kishte edhe kandidat për deputet që kishin deshtuar të bëhen përfaqësues në Kuvend, e kishte nga ata që ishin anëtarë të kësaj partie politike, raporton Gazeta NewBorn.

Por siç duket ÇKAPJA është vetëm shprehje, e vërteta del të ndryshe sidomos për Fitim Ukën, deputetin e Vetëvendosjes.

Deputeti i cili është pjesë e një partie politike që ka premtuar meritokraci, del se ka hiq më pak se 10 të afërm të tij marrin paga nga buxheti i ”varfër” i Kosovës.

Duke filluar nga gruaja e tij, Yllka Syla-Uka, e cila është asistente në Komunën e Prishtinës e deri tek dhëndrri i tij, Besnik Raci, i cili është punonjës i Muzeut të Kosovës.

Gazeta NewBorn përmes një hulumtimi të realizuar së fundmi ka ardhur në përfundim duke vendosur në pah se janë hiq më pak se dhjetë familjarë të Ukës që marrin paga nga buxheti i shtetit të Kosovës.

Kujtojmë se shumica nga të punësuarit kanë qenë edhe para se Ukaj të jetë deputet i Kuvendit.

1. Yllka Syla-Uka, është gruaja e Fitim Ukës, e cila është asistente në Komunën e Prishtinës.

2. Lulzim Uka, vëllau i Fitim Ukës, zyrtar për integrime në Ministrinë e Shëndetësisë.

3. Naim Uka, vëllau i Fitim Ukës, mjek në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

4. Afërdita Uka-Zejnullahu, motra e Fitim Ukës, zëdhënese në Termokos.

5. Antigona Uka-Lutfiu, motra tjetër e Fitim Ukës, zyrtare për informim në Gjykatën Supreme.

6.Zahide Uka-Raci, është tjetër motër e Fitim Ukës e cila është infermiere në QMF-së në Pirshtinë.

7.Sabedin Fejzullahu, dhëndrri i Fitim Ukës i cili shtë mjek në QKUK.

8. Ekrem Lutfiu, dhëndrri tjetër i Fitim Ukës është zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

9. Sami Uka, vëllau i Fitim Ukës, këshilltar politik i ministrit të shëndetësisë Arben Vitia.

Të gjithë këta të afërm të deputetit të Vetëvendosjes marrin paga nga buxheti i Kosovës, derisa shumica dërmuese e popullit të Kosovës nuk janë në mardhënie pune dhe nuk marrin asnjë cent nga buxheti i vendit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com