Super Dardanët mposhtin Rumaninë (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mposhtur Rumaninë duke arritur fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2022.

Dardanët shkëlqyen në Bukuresht duke fituar 30-25, njofton Klan Kosova.

Kastrion Jupa me tetë gola dhe Valon Dedaj me shtatë ishin lojtarët më efikas për Kosovën, derisa duhen veçuar edhe dy portierët Haris Berisha dhe Liridon Zena.

Kosova tash ka tre pikë në grupin e tetë kualifikues.

Disa nga momentet e ndeshjes mund t’i shikoni në videon e mëposhtme:

- Advertisement -

MË TË FUNDIT