Super Barca fiton Kupën e Mbretit (VIDEO)

Barcelona ka kthyer në Kataloni, Kupën e Mbretit. Skuadra e Luis Enriques, ka arritur që në finale të mposht, Athletico Bilbaon, me rezultat 1:3, në finalen e luajtur në Camp Nou.

Ky është trofeu i dytë i Barcelonës, pas titullit të ligës, ndërsa më 6 qershor, ka mundësinë të fitoi edhe titullin e radhës, të Ligës së Kampionëve.

Sfidën e hapi Lionel Messi, që në minutën e 20’, shënoi golin e sezonit.

Neymar, në minutën e 36’, dyfishoi epërsinë në 0:2, me të cilin rezultat, u mbyll pjesa e parë.

Për të siguruar fitoren, u përkujdes Lionel Messi, që shënoi për 0:3 në minutën e 74’.

E gjitha që bëri Bilbao, ishte një gol i shënuar në minutën e 79’, nëpërmjet Williams.

Ky është trofeu i 27 i Barcelonës në Kupën e Mbretit.

https://www.youtube.com/watch?v=lZRuTOiiRZU

- Advertisement -

MË TË FUNDIT