Kryetari i komunës së Hanit të Elezit ka kërkuar nga përfaqësuesit e skenës politike të Kosovës, që të mos e themelojnë Gjykatën Speciale.
Ish komandanti i Brigadës 164 të UÇK-së, Rufki Suma, themelimin e kësaj gjykate e ka quajtur të turpshme dhe fyese për Kosovën dhe UÇK-në.
Për gazetën “Epoka e re”, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës ka fuqi për të refuzuar themelimin e Gjykatës Speciale.
- Advertisement -