Sulmuesi i Realit te Atletico!

 

Real Madridi dhe Atletico Madridi vijnë nga një qytet dhe rivaliteti në mes tyre është shumë i madh. Ky rivalitet dhe urrejtje në mes klubeve është rritur edhe më shumë viteve të fundit, pasi Atletico është rritur shumë si klub, dhe sezonin e kaluar shënoi kulmin duke fituar La Ligën dhe u eliminua në finale të Ligës së Kmapionëve nga  Reali.

Madje edhe kalimi i lojtarëve nga njëra skuadër në tjetrën është shumë shumë i vogël gjatë gjithë hisotorisë.

Por sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, sulmuesi i Manchester United që është i huazuar te Real Madridit, Javier Hernandez, pritet që të mos vazhdojë të jetë pjesë e Los Blancos edhe për sezonin tjetër.

Sulmuesi meksikan pritet që gjatë kësaj vere të transferohet te rivali i Real Madridit, Atletico Madridi, ku do të luajë gjatë sezonit të ri.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT