Sulmohet me kondak të armës mjeku i QKUK-së

Mjeku Bujar Gashi është sulmuar me kondak të armës sot në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Burime të Reporteri.net në Policinë e Kosovës, bëjnë të ditur se sulmi ka ndodhur sot në ora 14:00.

“Sot rreth orës orës 14 në parkingun e pediatrisë në QKUK pas një mosmarrëveshje për shkak të lëvizjes me vetura në parking nga një person i panjohur është sulmuar doktori Buajr Gashi duke u goditur me kondak të armës në fytyrë”, ka thënë ky burim i Reporteri.net.

Ky burim i ka thënë gazetës së ngjarja nuk lidhet me punën në QKUK.

“Konfirmojmë se rasti nuk ka të bëjë me punën e stafit mjekësor por për shkak të mosmarrëveshjes në komunikacion”, tha ky burim.

Policia e Kosovës është në kërkim të personit i cili e ka goditur mjekun.
Reporteri.net mëson se i dyshuari ka qenë më një veturë të tipit “Mercedes”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT