Sulmohet ekipi i Gazeta Blic në veri të Mitrovicës

Para pak minutash është sulmuar ekipi e Gazeta Blic në veri të Mitrovicës, teksa po e realizonin një storie për situatën e furnizimit të qytetarëve pas shfaqjes së coronavirusit.

Derisa gazetarët Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramani Arsim Rexhepi i ishin afruar një pike ku shitej miell, dhe të flisnin me qytetarët që po furnizoheshin për t’i pyetur se si po shkon furnizimi, ata janë sulmuar nga dy qytetar.

“Na u afrun dy të rinj serb, duke më goditur në fytyrë dhe në vesh. Ndërsa e kanë shtyer gazetarin Daiamnt Bajra dhe kameramanin Arsim Rexhepi”, ka rrëfyer ngjarjen Maxhuni.

Ai është goditur me grusht dhe me shkelmë në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për momentin, gazetari Maxhuni është duke marrë tretman mjekësor në spitalin e qytetit të Mitrovicës.

Rasti është denoncuar në polici, dhe në këto momente ekipi i Gazeta Blic është duke u intervistuar.

Gazeta Blic dënon ashpër sulmet e tilla, të cilat cënojnë lirinë e shprehjes në Kosovës.

Gazeta Blic poashtu u bënë thirrje organeve të drejtësisë që ta hetojnë rastin dhe që të dënohen autorët e sulmit, të cilët kanë penguar punën e gazetarëve në teren.

Pengimi i lirisë së shprehjes, është shkelje fundamentale e demokracisë së një shoqërie, andaj Gazeta Blic fton organet e rendit që të krijojnë ambient të favorshëm për punën e gazetarëve, sidomos kur tani përballen edhe me rrezikun e coronavirusit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT