Ambasadori amerikan në Korenë e Jugut u dërgua në spital, pasi një person i armatosur me thikë e sulmoi gjatë një takimi mëngjesin e të enjtes në Seul.
Media koreane raporton se ai bërtiti: “Koreja e Jugut dhe e Veriut duhet të bashkohen” dhe “Jo stërvitjeve ushtarake”, përpara se ambasadori Mark Lippert të shihej i gjakosur.
Ai e ka goditur ambasadorin në faqen e djathtë dhe kyçin e majtë.
Departamenti i Shtetit tha se plagët nuk përbëjnë rrezik për jetën.
Një 55- vjeçar, i quajtur Kim Ki-jong ësht arrestuar menjëherë pas sulmit.
Zyrtarë të inteligjencës koreane thonë se ai ka udhëtuar për në Korenë e Veriut gjashtë herë.
Në vitin 2011, Kim pati tentuar të ngrejë një memorial për liderin e vdekur të Koresë së Veriut, Kim Jong-il, në qendër të Seulit.
Sulmi vjen pasi Koreja e Veriut ka kryer disa testime me raketa dhe SHBA ka nisur një stërvitje ushtarake me Korenë e Jugut.
- Advertisement -