Sulmohet Ambasada e Turqisë në Moskë

​Pasi Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë me dije për rrëzimin e avionit luftarak rus të llojit SU-24, sot disa protestues e kanë sulmuar godinën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Moskë.
Grupi i protestuesve hodhën vezë dhe gurë në dritaret e ndërtesës së ambasadës turke në kryeqytetin rus, Moskë.

Si pasojë e këtij sulmi me gurë janë thyer dritaret në katin e dytë dhe të tretë të ambasadës. Dje forcat ajrore turke e kanë rrëzuar avionin luftarak rus pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT