Sulmet ajrore ruse në Siri vazhdojnë të marrin jetët e civilëve

Në sulmet ajrore të avionëve luftarake të ushtrisë ruse të ndërmarra në Halep janë vrarë 7 persona.

Në sulmet ajrore të avionëve luftarake të ushtrisë ruse të kryera ndaj zonave nën kontrollin e opozitarëve në qytetin Halep të Sirisë kanë humbur jetën 7 civilë.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së i ka marrë nga burimet të mbrojtjes civile, mësohet se avionët rus me bomba thërrmuese kanë sulmuar qarkun Katırcı dhe lagjet Hreytan dhe Anadan. Në sulmet ku janë goditur vendbanimet kanë humbur jetën 7 civilë, ndërsa ka patur dhe një numër të madh të plagosurish, njofton trt.

Theksohet se ekipet e mbrojtjes civile janë duke punuar për të arritur te dy familjet të mbetura nën rrënojat në qarkun Katırcı.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT