Sulm në pjesën juglindore të Turqisë, 5 të vrarë

5 ushtarë ranë dëshmorë si pasojë e sulmit terrorist në nënprefekturën Shemdinli (Şemdinli) të rrethit Hakkari.

Sipas informacioneve të marra nga burimet ushtarake, terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK, gjatë kalimit të automjetit ushtarak, shpërthyen eksplozivin e vendosur më parë në rrugë.

Në rajon filloi një operacion për të kapur autorët e sulmit.

Kurse në nënprefekturën Erxhish (Erciş) të Vanit, terroristët e PKK-së sulmuan postën e xhandarmërisë me një autobombë duke bërë që një ushtar dhe një roje fshati të binin dëshmorë dhe të plagosen 10 ushtarë.

Në rajon u dërguan shumë ambulanca. Të plagosurit u morën nën kurim në Spitalin Shtetëror të Erxhishit.

Nga ana tjetër, në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe terroristëve të PKK-së në rrethin Arë (Ağrı) u asgjësuan 2 terroristë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT