Subvencionet e radhës nga Komuna e Drenasit, 120 shoqëri bletësh për bletarët

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit vazhdon me subvencionimin e fermerëve në sektorë të ndryshme të bujqësisë. Javën e kaluar kjo drejtori realizoi edhe projektin për mbështetjen e bletarëve të rijnë dhe atyre ekzistues.
Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Komisionin Evropian  në kuadër të këtij projekti ka ndarë 120 shoqëri bletësh për 60 bletarë, ku më rastin e ceremonisë së shpërndarjes së bletëve për përfituesit e këtij subvencionimi, drejtori i DBZHE-së, z.Skender Hasi tha se Komuna edhe vitin e kaluar ka mbështetur këtë sektorë mjaftë profitabil me 100 bletar të cilët janë pajisur me vegla të kompletuara që janë të nevojshme për menaxhim të kësaj veprimtarie, ndërsa këtë vit në suaza të mundësive buxhetore, 60 bletarëve ju kemi ndarë 120 shoqëri bletësh me nga dy sosh për secilin bletar.

“Duke parë interesimin dhe kërkesat e fermerëve për tu marrë me bujqësi, Komuna ka planifikuar që vitin e ardhshëm ta rrisim buxhetin, duke subvencionuar fermerët në të gjitha sektorët në mënyrë që të rrisin kapacitet e tyre prodhuese dhe cilësinë e produkteve bujqësore më qëllim që prodhuesit tanë të jenë konkurrent në tregun ekonomik dhe në tryezat tona të kemi sa më shumë prodhime vendore”, ka thënë drejtori Hasi dhe ka shtuar se investimet në lëmin e bujqësisë do të mbesin prioritet në Komunën e Drenasit pasi që zhvillimi i bujqësisë intensive krijon kushte për vende të reja pune dhe të ardhura të qendrueshme për fermerët dhe mirëqenie të mirë.

Bletarët përfitues të këtij subvencionimi falënderuan Komunën e Drenasit për këtë përkrahje dhe kërkuan mbështetje të vazhdueshme në këtë sektorë. Komuna e Drenasit aktualisht ka 100 bletar.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT