Studimi: Ateistët janë më pak tolerant sesa fetarët

Njerëzit fetarë janë më tolerant ndaj mendimeve ndryshe sesa ateistët, sipas hulumtuesve në një universitet të krishterë.

Sipas studimit me 288 persona në Britani të Madhe, Francë dhe Spanjë, ateistët dhe agnostikët e shohim veten si më mendje hapur se besimtarët, por në fakt janë më pak tolerant ndaj mendimeve dhe ideve ndryshe, transmeton Express.

Besimtarët i perceptojnë dhe integrojnë më mirë perspektivat ndarëse, sipas studiuesve psikologjikë në Universitetin Katolik të Louvain-it (UCL), universitetin më të madh në gjuhën frënge në Belgjikë.

Filip Uzarevic, i cili e ka bashkë-shkruar studimin, ka thënë se mesazhi i tij është se personat me mendje të mbyllur nuk gjendet patjetër në mesin e besimtarëve.

Ai i ka studiuar tri aspekte të ngurtësisë mendore në 445 ateistë dhe agnostikë, në 225 të krishterë dhe në një grup prej 37 budistëve, myslimanëve dhe hebrenjve.

Studimi pohon se jobesimtarët kanë shënuar një nivel më të ulët sesa besimtarët në dogmatizmin e vet raportuar, por një nivel më të lartë në jo tolerancën e matur fshehurazi./Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT