Studenti që bën shkencë më shumë se profesorët

Valon Xhafa është 20-vjeçar dhe sapo ka përfunduar studimet e nivelit bachelor (studimet bazike) në Inxhinieri Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet e nivelit master do t’i bëjë në Gjermani, e cila ia ka ndarë atij bursën si student i dalluar.

Puna që ka bërë Xhafa gjatë tre vjetëve të studimeve e rendit atë krahas profesorëve të rregullt të Universitetit. Tashmë ka të publikuara gjashtë punime shkencore të njohura e të botuara në revista ndërkombëtare. Sipas tij, ky është vetëm fillimi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në tri punimet ai është autori kryesor, e në tri të tjera është bashkautori i dytë. Bashkëpunëtorë i ka profesorët e Universitetit të Prishtinës dhe profesorët e universiteteve të njohura nga Austria.

Xhafa përmbush, madje tejkalon numrin e punimeve shkencore që Statuti i UP-së i kërkon një profesori për të marrë titullin më të lartë akademik, atë të profesorit ordinar (profesor i rregullt).

- Advertisement -

MË TË FUNDIT