Studenti nga Komuna e Skenderajt merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Modeli i Kombeve të Bashkuara” në Harvard (VIDEO)

Ilir Hajraj, student në fakultetin juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare Harvard National Model United Nations (HNMUN) e cila u mbajt në Universitetin e Harvardit, Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo konferencë është konferenca më prestigjioze e llojit të saj e cila mbahet çdo vit në Boston të SHBA-ve dhe mbledh studentë nga e gjithë bota.

Qëllimi thelbësor i kësaj konference është pajisja e studentëve me njohuri të rëndësishme nga Diplomacia, e Drejta Ndërkombëtare Publike si dhe njohen nga afër të kompleksitetit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Të gjitha këto u mundësuan përmes simulimit të punëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga studentët nepërmjet organizimit të debateve në emër të shteteve anëtare të OKB-së, si dhe finalizimit të debateve me nxjerrjen e rezolutave nga çdo Komitet i Asamblesë së Përgjithshme dhe organeve tjera të OKB-së.

Bashkë me Ilirin në këtë konferencë ishin Medinë Millaku, Adenit Hoti, Dhurata Gutaj dhe Urata Gashi.

Të rinj nga Kosova në Harvard

Një grup studentësh nga fakulteti juridik i Universitetit të Prishtinës po marrin pjesë në programin “Model United Nations” në Universitetin e Harvardit në Boston. Bashkë me qindra studentë të tjerë nga e gjithë bota ata simulojnë debate dhe kanë rast ta venë veten në rolin e atyre që marrin vendime në organizatën e Kombeve të Bashkuara. Grupi i tyre ka hartuar një projekt me ide të reja se si mund të funksionojë më mirë diplomacia, politika e jashtme dhe e drejta ndërkombëtare publike në Kosovë. Kolegu ynë Ilir Ikonomi bisedoi në Skype me dy prej tyre, Medinë Millaku dhe Adenit Hoti. Tre studentët e tjerë janë: Dhurata Gutaj, Ilir Hajraj dhe Urata Gashi.

Posted by VOA – Zëri i Amerikës on Sunday, February 16, 2020

- Advertisement -

MË TË FUNDIT