Studentët e zonës së Dukagjinit kërkojnë bileta më të lira

Studentë, të cilët vijnë kryesisht nga rajoni i Komunës së Pejës, kanë protestuar sot përballë Ministrisë së Infrastrukturës, duke kërkuar uljen e çmimit të biletave të relacionit Prishtinë-Pejë.
Sipas tyre, çmimi prej 8 eurove në dy drejtime është i papërballueshëm. Ata kanë kërkuar që çmimi i biletës për një drejtim, i cili është 4 euro, të ulet në dy euro e gjysmë.
Protestuesit kanë akuzuar kompanitë e autobusëve se kanë kurdisur çmimet e biletave duke rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT