Stina e pranverës hynë me temperatura nën zero gradë

Dita e parë e pranverës (21 marsi) do të shoqërohet me diell dhe vranësira të pjesshme.
 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bënë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin nga -2C deri -4C, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 12C deri 14C celsius.

Do të fryj erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-4m/s.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me pak intervale kohore me diell.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do ti mbajnë vlerat e ditës së shtune kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 10C deri 12C. Do të fryj erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT