Shkrimtari amerikan, Stephen King, do të botojë librin e tij të ri, “The Bazaar of Bad Dreams”, në nëntor të këtij viti, duke sjellur përpos 20 rrëfenjave edhe komente autobiografike.
Shkrimtari amerikan, Stephen King, do të botojë librin e tij të ri, “The Bazaar of Bad Dreams”, në nëntor të këtij viti, duke sjellur përpos 20 rrëfenjave edhe komente autobiografike, motivet prapa rrëfimeve, si dhe këshilla për zejen e të shkruarit.
Sipas The Guardian, “The Bazaar of Bad Dreams” përfshin edhe tregimin “A Death”, që u botua së fundmi në New Yorker, ndërkaq tregimet e tjera rrëfejnë jetën e një njeriu që jeton të njëjtën jetë disa herë, një garë fishekzjarrësh midis fqinjve, një tregim për fundin e njerëzimit, etj.
King, autor i mbi 50 librave, këtë qershor boton edhe “Finders Keepers”, një libër për një adhurues që hakmerret ndaj një shkrimtari që ka pushuar së shkruari për një personazh.
Stephen King mbahet mend më së miri për librat e tij horror që u ekranizuan, “Carrie” dhe “The Shining”, si dhe për “Misery” dhe “Rita Hayworth and the Shawshank Redemption”.
- Advertisement -