Statovci: Me vendimin e sotëm të BE-së, janë shtuar edhe njëherë gjasat për liberalizimin e vizave

tatovci: Me vendimin e sotëm të BE-së, janë shtuar edhe njëherë gjasat për liberalizimin e vizave

Lajmi i sotshëm i Bashkimit Evropian për miratimin e mekanizmit për suspendimin e vizave, si mekanizëm mbrojtës për shtetet që gëzojnë liberalizimin e vizave, e që për Kosovën thuhet se është shpresëdhënës për të ardhmen, konsiderohet si lajm shumë i mirë.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Anila Statovci për Indeksonline thotë se si çdo herë, edhe kësaj radhe ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën.

“Gjithmonë ka qenë lajm i mirë, për shkak se liberalizimi i vizave nuk ka qenë temë e mbyllur, nuk ka qenë temë e cila është thënë se ka përfunduar për Kosovën, përkundrazi është thënë se Kosova ka vetëm edhe dy kritere të fundit, të mbetura prej 95 kritereve”, ka thënë ajo.

E sa i përket aprovimit të Bashkimit Evropian mbi mekanizmin e suspendimit të vizave, si mekanizëm mbrojtës, Statovci thotë se është mekanizmi i përgjithshëm për shtetet që gëzojnë liberalizim të vizave.

“Zhvillimet që kanë ndodhur sot në strukturat e Bashkimit Evropian është që është miratuar mekanizmi për suspendimin e vizave edhe për ato shtete të cilat e kanë fituar liberalizimin e vizave, në rast se konsiderojnë shtetet  e Bashkimit Evropian që është duke keqpërdorur marrëveshja për Liberalizimin e Vizave. E si rezultat i kësaj do të thotë janë shtuar edhe njëherë gjasat që të ndodh liberalizimi i vizave në të ardhmen, së shpejti.

Ajo thotë se kanë mbetur edhe dy kritere për t’u plotësuar, në mënyrë që Kosova të ketë të drejt udhëtimi pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

Sa i përket kritereve, gjatë ditës së sotme edhe raportuesja për viza të Kosovës nga BE, Tanja Fajon ka bërë thirrje që urgjentisht të plotësojë dy kriteret e mbetura për viza, të cilat sipas saj, do të jenë një dritare mundësi për të ardhmen.

Përndryshe, Gjeorgjia dhe Ukraina kanë marrë sot lajm pozitiv sa i përket miratimin e mekanizmit për suspendimin e vizave, duke bërë kështu të jenë shumë pranë liberalizimit të vizave.