Stanovc, aksident komunikacioni me fatalitet

 

Rreth orës 03:30 min, njësitë policore të komunikacionit rajonal, i janë përgjigjur një aksidenti të rëndë në komunikacion, që ka rezultuar me pasoja fatale.
Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë –Prishtinë, përkatësisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku ishin të përfshirë  dy automjete civile.
Në bazë të raporteve preliminare nga vendi i  ngjarjes hetuesit policor bëjnë të ditur se aksidenti është shkaktuar si pasojë e moskujdesit dhe mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës të ngasësit të veturës civile tipit “Fiat Brava”,e cila kishte goditur përballë veturën tjetër civile te tipit’’ VË Touran’’ si pasoj  ngasësi i veturës “Fiat Brava”, viktima e këtij aksidenti, L.S.  42 vjeçar, është konfirmuar pa shenja jete në vend të ngjarjes.
Ndërsa tre persona tjerë që ndodheshin në veturën tjetër të tipit’’VË Touran’’ kanë pësuar lëndime trupore, te cilët pas tretmanit mjekësor te dhënë në QKUK janë liruar.
Me prezencën e prokurorit të rastit në vendin e ngjarjes ka  urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në Obduksion.
Hetuesit policor të njësisë së komunikacionit  rajonal në Mitrovicë, janë duke vazhduar hetimet e më tejme për të sqaruar rrethanat e plota në këtë aksident, përfundon komunikata për media e zëdhënsit të Policisë së Kosvës në Mitrovicë, Avni Zahiti.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT