Stambolli qyteti i dy kontineteve

Pёr atё qё vjen pёr herё tё parё nё Stamboll, kryeqytetin e kohёrave madhёshtore, hyrja nё urёn e Gallatёs ёshtё momenti i paharrueshёm i njohjes me qytetin.

Kur shikon nga cepi i dylbive nё kёtё urё çdo kthim ndryshon jo vetёm panoramën, por edhe epokat.

Nё tё dy krahёt shikon ujёrat me ngjyrё blu livande tё Marmarasё, qё derdhen nё det duke nxjerrё shkumё tё bardhё dhe peshkatarёt qё kanё hedhur grepat pёrballё xhamisё Sulejmaniye.
Ura e vjetёr qё u dogj papritur nё njё mesnatё përfaqësonte me tё vёrtetё njё jetё të Stambollit. Mbi atё urё duke parё pulёbardhat nё det kalohej koha, mё pas ne zbritnim nё lokalet e vjetra poshtё urёs dhe zhyteshim nё botёn magjike tё mbrёmjeve tё Stambollit.

Dridhja e ajrit nga makinat qё kalonin sipёr urёs, trokitja e gotave, zёri i dallgёve qё pёrplaseshin nё urёn lundruese ishin si tinguj tё bisedave tё ngrohta tё pёrziera me tё qeshura.
Nё mbrёmjet e kuqёrremta dhe nё tё kuqe tё ndezur mes aromës sё kripёs dhe tё myshqeve recitoheshin vjersha, pёrkujtoheshin tё vjetёrit, flitej pёr dashuritё. Tani nuk ka mbetur mё asgjë nga ajo shije e dikurshme e urёs sё Gallatёs. Bashkë me të humbi edhe jeta poshtё saj.

Por pёrsёri tё kalosh sipёr urёs sё Gallatёs tё ngjan njёsoj si tё ecёsh me emocione mbi sixhaden e shtruar nё hyrje tё pallatit mbretëror. Sepse brenda ritmeve ditore të jetës ka njё diçka qё e anashkalojmё, dhe ajo ёshtё se Stambolli pёr 1.500 vjet ka qenё kryeqyteti i perandorive.
Pёrballё urёs ndodhet pallati Topkapi. Njё vepër madhështore 500-vjeçare dhe po aq edhe njё botё tё papёrmbajtur. Dhomat bosh, ku janё tundur nё djep sulltanёt, ambientet qё mbusheshin me gёzimin e dasmave, me dhimbjet e sa e sa ngjarjeve tragjike, hamamet ku jehona e tё qeshurave deri nё kupola ishte si njё zё i kёndshёm dhe koridoret gjysmёerrёsirё.

Tani pas njё mjengulle tё largёt pallati tё sjell nё mendje kujtimet e njё perandorie shumё tё madhe. Si njё muze sot ky pallat me objektet shumё tё vlefёshme pёrpiqet tё shuajё njё kureshtje tё pёrzier me pikёllim. Nё oborr, Kisha e Shën Irinit, e mbetur qё nga bizantёt dhe ato vila tё bukura qё nuk janë sot, na sjellin fragmente nga njё jetesё e kaluar.
Nё kёtё kaltërsi, qё e qetёson njeriun, lartёsohet xhamia e Sulltan Ahmetit. Njё vepёr e pashoqe e Mehmet Agait, arkitetktit, mjeshtrit tё muzikёs dhe ustait tё sedefit, qё njihet ndryshe edhe si xhamia Blu. Njё xhami e ndёtuar me plot 21.043 fajanca nё ngjyrё tё bruztё tё bёra posaçёrisht nё Iznik dhe qё tё pёrkёdhel sytё me ngjyrёn e saj të kaltёr.

Kur ç’tё shikosh, nga Sarajburnu duket kolona e Gotёve. Ndёrsa në sipёrfaqet jeshile që duken menjёherё prapa saj ёshtё parku Gylhane. Parku i famshёm, emri i tё cilit ёshtё njёsuar me dekretin perandorak Hattı Hümayun, ku popullit iu komunikuan lёvizjet e para tё Reformave tё Tanzimatit. Kёtu ndodhet njё arrё qё askush nuk e vё re, por qё shumё kujtime i di vetёm ajo.
Kthehesh prapa, dhe pёrballё ke Kullёn e Gallatёs. Nё historinё e saj 650-vjeçare ajo ruan mjeshtёrit gjenovezё, observatorin, me fenerёt me ngjyrë jeshile dhe tё kuqe tё varur sipёr sikur lajmëron qytetin pёr zjarret qe bien në Stamboll. Shto kёtu edhe Ahmet Çelebinё, që njё mbrёmje duke e lёnё tё lirё veten nё ajёr nga maja e kullёs, me krahёt e montuar nё trup fluturoi duke e çarë ajrin deri nё anёn tjetёr tё qytetit, nё lagjen Yskydar.

Pёrpara nё tё majtё lartёsohet ura e Shën Sofisë, si njё kufi qё ndan epokat. Njё nga ndёrtesat mё tё vjetra tё Stambollit, njё kryevepёr e arkitetkturёs e ndёrtuar nga mjeshtёrat Isidoros nga Milet-i dhe Anthemios nga Ajdën-i.

Njё pamje të mrekullueshme krijojnё mermerёt me damarë nё ngjyrё jeshile, tё zezё, tё kuqe, tё bardhё, jeshile e hapur dhe rozё dhe mozaikёt, ku harqet gjysёmcilidёr dallohen me ngjyrёn prej ari, rozё landёre dhe tё kaltёr. /trt/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT