Stamboll: Gjykatësi e dënon me pastrimin e xhamisë

Një gjykatës nga Stambolli e ka dënuar një burrë për shitjen e CD-ve pirate duke e detyruar me pastrimin e një xhamie në Stamboll. Ky dënim erdhi për shkak se burri nuk kishte mundësi të paguaj dënimin, shkruan daylisabah.

Fuat M. është dënuar me 10 muaj për shkak të shitjes së CD-ve pirate. Ky dënim në para kapi shifrën e 6000 lirave turke (2.120 dollarë). Fuati i njoftoi autoritete se nuk ka mundësi të paguaj dënimin, andaj gjykatësi mori vendim ta detyroj t’i shërbej shoqërisë. Atij iu ofrua ta pastroj xhaminë që gjendet afër shtëpisë së tij. Ai duhet të punoj katër orë në javë për pesë muaj. Me këtë ai do ta paguaj dënimin e vet.

Nëse i shkel kushtet ai do të kthehet në burg. Fuati shprehu kënaqësin e tij me këtë “dënim” sepse përfshin pastrimin e një vendi të shenjtë./Islampress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT