Stadiumi ‘Arena Kombëtare’ po merr pamjen përfundimtare, ja si duket (VIDEO)

Kombëtarja Shqiptare shumë shpejt pritet të bëhet me shtëpinë e re që do të quhet “Arena Kombëtare”.

Punimet për përfundimin e stadiumit modern janë duke u zhvilluar intensivisht dhe tashmë ka përfunduar i gjithë skeleti.

Ritmet e punimeve janë shumë të larta, ndaj gjatë gjithë verës synohet që të përfundojë gjithçka në lidhje me shkallët dhe ambientet e brendshme, për t’u përqendruar më pas te faza finale, përgatitja e fushës, që duhet të jetë e standardeve më të larta.

Afro 60 % e punës ka përfunduar, dhe nuk duhen shumë kohë, që këtë stadium ta shohim të përfunduar.

FSHF na mban vazhdimisht të informuar me punimet në impiantin modern, që po ndërtohet në kryeqytet./sn/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT