Këngëtarja Fatlume Popovci pritet që së shpejti të vijë me një këngë të re

Këngëtarja ka bërë një paralajmërim në faqen e saj në Instagram duke shkruar se kjo do të jetë njëri prej hiteve të radhës së këngëtares.

“S’ta fal”, pritet të quhet kjo këngë, e cila është e gërshetuar me muzikë spanjolle derisa kënga është punuar nga kompozitori i njohur shqiptar Irkenc Hyka.

Këngës tashmë i është punuar videoklipi dhe ajo do të publikohet se shpejti për të gjithë adhuruesit e saj.

Por, kjo nuk pritet të jetë kënga e fundit e Fatlumes për këtë verë.

Këngëtarja pritet që të realizojë edhe një sërë hitesh gjatë këtij sezoni e të cilat do të jenë bashkëpunime të ndryshme të këngëtares me kompozitorë dhe emra me eminent të skenës sonë muzikore. /GazetaExpress/