Sqarohet Galliani

 

Administratori i deleguar i AC Milan, Adriano Galiani ka folur për herë të parë për rastin Kondogbia, që i iku nga dora një lojtar cilësor.

“Ishim shumë afër, kishim rënë dakord me klubin dhe presidenti i Monacos, Dimitri Rybolovlev, kishte pranuar dhe oferten. Kishim marrë miratimin nga babai dhe vetë lojtari. Por pas disa orësh u sfumua gjithcka. Mbase Interi ka ofruar më shumë. Preferoj të jem realist për shifren e lojtarit. Ndonjëher është më mirë të cohesh me nder nga tavolina sesa të diskutosh mbi atë që ti mendon”, ka thënë Galliani.

Tullaci milanez u ka quar selame tifozve milanez që të jenë të qetë, pasi merkato vetëm sa ka filluar.

“Martinez? 40 milion Kondogbia dhe 35 milion Jackon Martinez do të thotë 75 milion. Të gjitha këto do përdoren vetëm për merkato. Koha do tregoj nëse kemi të drejtë, por duroni, merkato vetëm sa ka filluar”, ka shtuar Galliani./Drenicapress/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT