S’priten probleme në verifikimin e ish-të burgosurve politikë

Për dallim prej veteranëve të luftës që nuk po merren vesh assesi, ish të burgosurit politikë duket se e kanë zgjidhur problemin e tyre.
Më shumë se 4 mijë ish të burgosurve politikë pritet t’u bëhet kompensimi për vitet e kaluara në burg si të dënuar, raporton KTV.
Zyrtarë të Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë kanë pohuar se janë të kënaqur me procesin e verifikimit të tyre.
Hydajet Hyseni ka deklaruar se vuajtjet që kanë përjetuar në burgje nuk mund të kompensohen me asgjë. E për tërë këtë proces tashmë nga qeveria janë ndarë 55 milionë euro.
Deri më tani, është bërë zhdëmtimi i rreth 200 ish të burgosurve politikë.
Sekretari i sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të burgosurve politikë, Shefik Sadiku, ka pohuar se procesi është duke vazhduar me rregull.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT