Sportisti më bamirës në botë, Ronaldo apo Messi?

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është një kampion i vërtetë jo vetëm brenda fushës, por edhe jashtë saj, pasi jo rrallë herë nuk është kursyer duke bërë dhurata bamirësie, për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, shkruan Albeu.com.

Sipas revistës amerikane Athletes Gone Good, e cila ka bërë një renditje të sportistëve që bëjnë bamirësi nëpërmjet donacioneve në vlerë monetare dhe në krye të kësaj listë qëndron pikërisht sulmues portugez, Cristiano Ronaldo.

Portugezi i erdhi në ndihmë një fëmije 10-vjeçar, i cili kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në tru, ku operacioni kushtonte 83 mijë dollarë si dhe çdo shpenzim tjetër u mbulua nga 31-vjeçari. Gjithashtu sulmuesi ka dhuruar 165 mijë dollarë për ngritjen e një fondacioni me qendër në Portugali, për luftën kundër kancerit, shkruan Telegraf.

Në bazë të kësaj liste, në vendin e pestë renditet sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ndërsa 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Leo Messi mungon në 10-shen e sportistëve që dhurojnë më shumë bamirësi.

Lista e sportistëve më bamirës:

1. Cristiano Ronaldo

2. John Cena

3. Serena Williams

4. Yuna Kim

5. Neymar Jr.

6. Lebron James

7. Heather O’Reilly

8. Maria Sharapova

9. Mo’ne Davis

10. Richard Sherman.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT