Sportistët e Skenderajt të lodhur nga pritja e palestrës sportive, komuna thotë se punimet po shkojnë ngadalë

Me gjithë sukseset e arritura në nivel të garave shtetërore sportistët e Skenderajt janë lodhur nga pritje e ndërtimit të palestrës së re. Kjo mungesë e palestrës sportive po ju kushton atyre dhe komunës së Skenderajt me mjete financiare, pasi klubet e volejbollit dhe basketbollit të Skenderajt duhet të udhëtojnë në mënyrë që ndeshjet si vendas t’i znvillojnë në Drenas e Vushtrri. Me punime të ngadalshme dhe me shumë ndërprerje të punimeve e ka karakterizuar ndërtimin e kësaj palestre.

Në një prononcim për portalin Drenica Press, zëdhënësi i komunës së Skenderajt z. Hajriz Koci bëri të ditur se ky projekt është financuar ne Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Por që punimet në ndërtimin e kësaj palestre janë duke ecur shumë ngadal dhe më së shumti që po e vuajnë mungesën e palestres janë sportistët e Skenderajt, ku këtë vit klubet e qytetit të Skenderajt kanë arritur rezultate të mrekullueshme.

Sipas zëdhënësit Koci “Pakestra sportive është projekt qe financohet dhe mbikqyret nga Ministria e Kulturës. Në realizimin e projektit ka pasur vonesa. Prandaj, ne kemi kërkuar dhe insistuar që Projekti të përfundoj sa më shpejt pasi klubet sportive qe veprojne dhe kane rezultate shume te mira e kane te veshtire te zhvillojne stervitjet dhe garat. Nga depatamenti i sportit në MKRS na janë pergjigjur se presin që Palestra sportive do te përfundoj këtë vit me gjithë problemet ql kanl pasur me projektin dhe punëkryesin, madje në buxhetin e MKRS -së për këtë vit është paraparë edhe buxheti për këtë objekt. Ky projekt ka pasur vonesa në realizim dhe ende nuk ka përfunduar pjesa e ndërtimit të vrazhdë, transmeton Drenica Press.

Më tutje z. Koci për Drenica Press tha se “Me gjithë shqetësimin tonë është në kompetencë të Ministrisë të marrë masa në bazë të kompetencave që ka. Për këtë problem është i njoftuar edhe ministri z. Shala. Perfundimi i këtij Objekti është shumë më rëndësi pasi dy klubet e volejbollit dhe dy klubet e basketbollit garat i zhvillojnë si mysafire në palestrat në Drenas ose Vushtrri. Kjo situatë e mungesës së infrastrukturës sportive vështireson punën e klubeve edhe ne aspektin financiar. Megjthëkëte vitin që shkoj siç e dini klubet e volejbollit jane kampion në dy kategoritë. Ministria dhe Institucionet në kuadër të saj duhet të trajtojnë më seriozisht këtë çështje, sepse perkrahja e sporit bëhet edhe me rregullimin e Infrastrukturës në Komuna. Momentalisht edhe pse ka buxhet të ndarë po punohet shumë pak edhe pse Depatamenti i Infrastrukturës sportive i ka dërguar vërejtje disa here kompanisë./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT