“Speeex” hap solemnisht dyert në Vushtrri, 400 vende të reja pune i presin të rinjët vushtrrias

Kompania “Speeex” e njohur në fushën e shërbimeve në nivel vendi ka bërë sot hapjen solemne të pikës në qytetin e Vushtrrisë.

Në hapje ishte edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë komunalë.

Siç ka njoftuar edhe Tahiri, Speeex tashmë ka nisur punën me staf prej 50 punëtorësh e ku në të ardhmen ky numër pritet të jetë në 400 punëtorë që do të punësoi kompania në fjalë.

“I nderuar të jem në hapjen solemne, ku tashmë afër 50 të rinj kanë filluar punë e pritjet janë që ky numër të rritet menjëherë, deri në 400 vende të reja të punës në Vushtrri.” ka shkruar Tahiri.

“Kushte dhe ambient ultra modern të punës, pagë mujore shumë të mirë për të rinjtë njohës të mirë të gjuhës #gjermane #frenge dhe #italiane” ka shkruar Tahiri.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT