Specifikat e LG G4 të prezantuara në inforgrafikë!

Modeli i ri i telefonit, LG G4 është prezantuar zyrtarisht nga kompania jugkoreane kohët e fundit, dhe siç dihet telefoni i ri i LG vjen me disa specifika mbresëlënëse për të cilat tani LG ka lëshuar një infografikë të re e cila i detajon me karakteristika.

LG G4 vjen me një ekran prej 5.5 inç dhe rezolucionin Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve si dhe procesorin 6-core Qualcomm Snapdragon 808 me 3GB RAM. (Infografika)

LG G4 gjithashtu vjen 32GB memorie të brendshme dhe portin për kartelën microSD, e cila mund të zgjerojë hapësirën deri në 128GB.

Ekrani i telefonit sjell edhe formatin “Quantum” – një teknologji që LG e ka prezantuar në CES 2015, e cila e përkrah cilësinë 4K.
Në anën e pasme të tij, telefoni / fableti i LG sjell kamerën me 16MP me f/1.8 lens, dual flash, fokusin me laser, dhe stabilizuesin optik të fotografisë, në anën e përparme kamerën me 8MP, si dhe Android Lollipop.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT