Specialja arreston në Belgjikë ish-komandatin e UÇK-së

Është arrestuar në Belgjikë edhe komandatin e UÇK-së, Pjetër Shala-Ujku nga Gjykata Speciale.

Këtu ka bërë të ditur vet Gjykata Speciale përmes një njoftimi, përcjellë Gazeta Blic.

Njoftimi nga Specialja:

Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.

Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme.

Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT