Spahiu: Nëse Albin Kurti do kandidonte në Shqipëri, as votën e tij s’do e gjente

Kreshnik Spahiu ironizoi sistemin me lista të mbyllura në “Open” në Top Channel. Spahiu tha se vendet e BE-së dhe SHBA nuk e kanë këtë sistem zgjedhor.

“Këtë sistem e kanë vetëm 4 vende në Afrikë dhe Arabi, të gjitha vendet e BE-së dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sistemin me lista të hapura ose sistemin mazhoritar.”

Më tej shtoi:“Pastaj këtu votat t’i numëron Basha dhe Ramën. Në qoftë se Albin Kurti do kandidonte në Shqipëri as votën e tij s’do ta gjente, sepse votat e Vetëvendosjes do t’i numëronte Basha me Ramën. Ne as me Kosovën nuk krahasohemi. Në Kosovë, Vetëvendosja numëron votat e veta”, tha Spahiu.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com