Sot votohet për demarkacionin me Malin e Zi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të votojnë për demarkacionin ne mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Seanca e Kuvendit të Kosovës pritet të filloj nga ora 11:30. Përcaktimi i vijës kufitare është kthyer në një ndër problematikat më të mëdha të kohëve të fundit për shkak të kundërshtimeve të shumta të opozitës e cila thotë se Kosova humb rreth 8 mijë hektarë tokë.

Në anën tjetër edhe deputet të pozitës janë të pavendosur rreth votës së tyre. Mbetet të shihet se a do të arrijë Kuvendi i Kosovës të ratifikoj marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT