Sot u bënë 18 vite kur Adem Jashari me grupin e Drenicës në Vojnikë, dridhi nga frika ushtrinë serbe

Para 18 viteve ushtria e serbe e Milloshoviqit u trondit nga sumet e para që bëri Komandanti Legjendar Adem Jashari së bashku me grupin e Drenicës që ishin në celulat e para të UÇK-së, transmeton Drenica Press.

Pikërisht me 25 nëntor të vitit 1997 në fshatin Vojnikë komandanti Adem Jashari shfrytëzoi sperfaqën e mirë të këtij fshati për të organizuar një sulmë besafues për ushtrinë serbe që nuk e ndalte terrrorin ndaj popullit shqiptar. Dhe pikërisht ky sulm bëri jehonën e parë se kosovarët thanë ndal dhunës dhe terrorit që ushtronte ushtria serbe ndaj popullit të pafajshëm të Kosovës. Ky sulm tronditi ushtrinë serbe e cila u gjend e befasur nga ky sulmë dhe pësoj dëme të mëdha.

Dhe pikërisht pas një dite ushtria serbe u organizua me autoblinda drejt fshatit Vojnikë për të shtypur kryengritjen e komandatit Adem Jashari. Por komandanti Adem Jashari së bashku me grupin e tij arriti që sërish të del fitimtar duke bërë që forcat serbe të ikin nga Vojniku të frikësuara, kështu gjatë tërheqjes në derën e shkollës në fshatin Llaushë vritet mësuesi Halit Geci. Dhe pikërisht varrimi i mësuesit Halit Geci me 28 Nëntor ishte ndër ngjarjet më të rëndësishme për kosovarët dhe ushtrinë e ardhshme të tyre. Ku tre pjetarët e UÇK-së Rexhep Selimi, Daut Haradinaj e Mujë Krasniqi hoqën maskat në skenë dhe i treguan popullit se do të luftojmë deri në vdekje për lirinë e Kosovës./drenicapress/ 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT