Sot shorti i Ligës së Kampionëve, 16 skuadrat do të mësojnë kundërshtarët

Sot në Nyon, nga ora 12:00 do të hedhet shorti i fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Tetë skuadrat që përfunduan të dytat në fazën e grupeve do të luajnë me tetë skuadrat e vendeve të para.

Skuadrat e të njëjtit shtet nuk mund të bien kundër njëra-tjetrës, gjithashtu edhe dy skuadra që kanë qenë bashkë në grup nuk mund të luajnë mes vete.

Ndeshjet do të luhen me 18/19 dhe 25/26 shkurt të vitit 2020. /IndeksOnline/