Sot përkujtohet dalja e parë publike e UÇK-së

Para 19 viteve, festës së flamurit ju bashku edhe një ngjarje e rëndësishme. Ngjarje kjo, e cila do të mbesë në historinë dhe mendjen e çdo shqiptari, anë e kënd botës.

Më 28 Nëntor 1997 në Llaushë të Skenderajt, doli publikisht për herë të parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ishte varrimi i mësuesit Halil Geci, i cili ishte vrarë nga forcat serbe dy ditë më parë.

Rexhep Selimi me një maskë në kokë doli i maskuar dhe mbajti një fjalim, duke ua bërë të ditur të gjithëve se UÇK-ja njëmend ekziston, ndërsa dëshmori i kombit Mujë Krasniqi dhe Daut Hardinaj dolën të pa maskuar para masës së gjerë. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT