Sot pa ujë disa lagje të Prishtinës

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se për shkak të punimeve teknike – vazhdimit të punimeve për realizimin vendosjes së kyçjeve shtëpiake, disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë.
Pa ujë do të mbesin konsumatorët e Zonës Qendër, të lagjes “Bregu i Diellit”, lagjes “Aktash 1 dhe 2”, Konviktet, shkolla fillore”Ismail Qemajli” dhe të gjitha çerdhet dhe institucionet e tjera që janë me lokacion brenda lagjeve të lartcekura, duke filluar nga ora 10:00-15:00.
Kjo për shkak të punimeve të fazës së dytë të investimeve, pra vazhdimi i punimeve për realizimin e vendosjes së kyçjeve të reja shtëpiake në këto lagje.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT