Federata e Kick-Boksit të Kosovës pritet të pranohet në Federatën Evropiane të Kick-Boksit sot, maksimum nesër, në mbledhjen e Bordit të kësaj të fundit, që do të mbahet në Stamboll.
Kryetari i kësaj Federate, Fatmir Makolli, së bashku me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, e kanë marrë sot rrugën drejt Turqisë, për ta marrë lajmin e shumëpritur.
“Unë e kam marrë një ftesë që të jem prezent në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Kick-Boksit. Kjo e fundit pritet të na pranojë të martën, maksimumi të mërkurën, ndërsa më pas automatikisht, një ditë më pas, pritet të na pranojë edhe Federata Ndërkombëtare e Kick-Boksit. Besoj se këtë radhë, do të kryhet gjithçka”, thotë për “Zërin” kryetari Makolli.
- Advertisement -