Sot në Skenderaj, munguan më shumë se gjysma e nxënësve në shkolla të mesme, shkaku i grevës së autobusëve

Te gjithë autobusët e linjave të Skenderajt, gjatë ditës së sotme kanë qenë në grevë sikurse edhe në gjithë Kosovëm. Kjo gjë ka bërë që më shumë se gjysma e nxënësve të shkollave të mesme në Skenderaj të mos vijojnë mësimin gjatë ditës së sotme, si shkak i mungesës së transportit, shkruan Drenica Press.

Kujtojmë se në grevë janë të gjitha linjat urbane dhe ndërurbane në gjithë Kosovën, si shkak i mos përkrahjes financiare të tyre nga Qeveria e Kosovës.

Sipas sindikatës, linjat e autobusëve do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre./DRENICA PRESS/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT