Sot në Ditën e Çlirimit të Skenderajt, do të përurohet parku i qytetit “Idriz Rrecaj”

Pikërisht data 18 qershor njihet si Dita e Çlirimit të Skenderajt. Po më këtë datë sot në ora 12 do të përurohet parku i qytetit në Skenderaj. Ky park ka marrë emrin e veprimtarit “Idriz Rrecaj”.

Në lidhje me përurimin e këtij parku zëdhënësi i Komunës së Skenderajt z. Hajriz Koci për portalin Drenica Press tha: “Sot në ora 12 bëhët përurimi i Parkut te Qytetit “Idriz Rrecaj”.

Ky park është emërtuar me emrin e veprimtarit Rrecaj me iniciativë të Kryetarit të Komunes z. Sami Lushtaku në shenjë ndërimi për kontributin atdhetar të Idriz Rrecajt. Në këtë ceremoni do të ketë fjalë rasti nga Komuna e Skenderajt, bashkveprimtarët e Idizit si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera. Parku “Idriz Rrecaj” do të jetë vend përkujtimi dhe pushimi për qytetarët e Skenderajt. Ne më këtë rast po nderojmë një figurë të rëndësishme si dhe po krijojmë ambient për pushim për qytetarët e Skenderajt”, përfundoj z Koci./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT