Sot miratohet MSA-ja, por në fuqi hyn në vitin 2016

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka bërë të ditur se sot zyrtarisht ka përfunduar procedura e miratimit të paketës së dokumenteve të MSA-së për Kosovën nga ana e Kolegjit të Komisionarëve dhe dërgimi i tyre në Këshillin e Bashkimit Evropian, transmeton zeri.info.

Image

Ministri Çollaku ka thënë se e mirëpret një vendim të tillë dhe e konsideron si një hap të rëndësishëm i cili shpie drejt nënshkrimi të MSA-së.

Por para Çollakut, një ditë më parë për këtë lajm ka njoftur ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se ‘të martën Kolegji i Komisionarëve ka miratuar MSA-në’.

Sidoqoftë, kjo procedurë është vetëm një hap para, por nuk është nënshkrim, pasi që një gjë e tillë kërkon pajtim nga Parlamenti Evropian si deh ratifikim në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që më pas MSA-ja të hyn në fuqi.

Një gjë e tillë, pritet të ndodhë më 1 janar 2016.

Ministri Çollaku shpreson se ky proces do të vazhdoj me ritimin e shpejtë të deritanishëm.

“Duke qenë se të gjithë akterët dhe shtetet anëtare në BE kanë qenë të përfshira dhe të informuara mirë gjatë gjithë procesit, besojmë që së shpejti do të arrijmë tek nënshkrimi i këtij dokument”, është shprehur Çollaku.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT