Sot me diell dhe vranësira të pjesëshme

Dita e sotme, e enjte, do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes -1C deri 2C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 11C deri 13C celsius. Do të fryjë erë nga ana veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s
Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin në mes 9C deri 11C celsius.
Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot me vranësira, por edhe me intervale me diell. Vranësirat në orët e vona të ditës së diel pritet të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes -2C deri 2C celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 11C deri 13C celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.
Sasia mesatare e reshjeve gjatë ditës së sotme ishte 7 litra për meter katror.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT