Sot fillon aplikimi i platformës së e-prokurimit

Në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në funksion të funksionalizimit të platformës së prokurimit elektronik Ministria e Financave ka bërë të ditur se fillon aplikimi i platformës së e-prokurimit për të gjitha Autoritetet Kontraktuese në nivelin qendror.

Me këtë rast, po sot do të mbahet takim informues me Zyrtarët Përgjegjës të Prokurimit dhe përfaqësuesit e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, me qëllim të informimit dhe të lehtësimit të hapave që duhet të ndiqen në procedurat e prokurimit elektronik.

Në këtë takim do të merr pjesë edhe ministri i Financave Avdullah Hoti.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT