Sot fillojnë vizitat sistematike mjekësore në shkollat e Prishtinës

Duke filluar nga sot në shkollat e mesme dhe të ulëta të Komunës së Prishtinës do të fillojnë vizitat sistematike mjekësore për nxënësit e klasave të I – ra, V – ta dhe të IX – ta.
Gjatë këtij vitit është paraparë një model edhe më i sofistikuar me një spektër më të gjerë të këtyre vizitave. Të gjitha rezultatet do të mblidhen në mënyrë digjitale, falë donacionit nga qeveria e Çekisë.
Me datë 9 mars, vizitat do të fillojnë në këto shkolla: “Emin  Duraku”, “Hilmi Rakovica”, “Elena Gjika”, “Nazim Gafuri” , “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemajli” , “Meto Bjraktari” dhe “Pavarësia”.
uke e ditur rëndësinë e këtyre vizitave për shëndetin e fëmijëve dhe parandalimin e shumë sëmundjeve eventuale, Komuna e Prishtinës kërkon bashkëpunim edhe nga prindërit në mënyrë që t’i parapërgatitin më herët fëmijët e tyre lidhur me këto vizita që janë në të mirën e shëndetit të tyre.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT